top of page

ACT, Mindfulness, Vetëdhembshuria (Self-Compassion)

Acceptance and Commitment Therapy (ACT), casja Mindfulness dhe Vetëdhembshuria na ndihmojnë që të jemi të vetëdijshëm rreth ndjenjave tona, mendimeve, dhe ndjesive në trupin tonë nga momenti në moment, t'i pranojmë ato dhe ta shërojmë veten përmes vetëdhembshurisë.
Me këto casje përdorim një kombinim të guided imagery, teknikave të frymëmarrjes, metaforave, skanimit të trupit, meditimit, etj.

Stacked Books

Cognitive Behavior Therapy (CBT)

Përmes CBT ne mund ta kuptojmë lidhjen mes mendimeve dhe ndjenjave tona dhe si këto të dyja ndikjojnë në sjelljen tonë. Klientët do të mësojnë se si besimet e rrënjosura thellë krijojnë mendime automatike për veten tonë dhe jetën tonë, vetëdijësohen rreth ndikimit të mendimeve ne disponimin tonë, dhe si t’i aplikojnë këto në jetën e përditshme për t’u kundërvë mendimeve të padobishme. CBT është casje shumë efektive, evidence-based dhe afatshkurtëe. CBT përdoret për cështjet e ndryshme sikur: Ankthi, Depresioni, Crregullimi i Panikut, PTSD, OCD, Insomnia dhe Varëistë/Abuzimi me Substanca.

EMDR

Kur na ndodhë një ngjarje shqetësuese, kjo mund të “mbyllet” në trurin tonë me imazhet, mendimet, ndjenjat dhe ndjesitë trupore të njejta sikur ato që i kemi përjetuar gjatë asaj ngjarje. Eye Movement Desensitization and Reprocessing (EMDR) stimulon informatat në tru dhe e lejon trurin ta procesojë këtë eksperiencë. Një gjë e ngjajshme ndodhë në REM ose gjatë gjumit të thellë.

EMDR përdorë lëvizjet laterale të syve, të duarve, të të dëgjuarit, luhatjes, etj., për të ndihmuar në procesimin e traumës. Terapija EMDR, tash për tash, është një prej terapive më efikase dhe efektive për trajtimin e traumës dhe na e mundëson të shërohemi plotësisht nga eksperiencat e së kaluarës. EMDR gjithashtu përdoret tek simptomet psikozomatike dhe sëmundjet kronike (dhimbja e shpinës. etj.).

Traditional Drums
bottom of page