top of page

Konfidencialiteti

Unë e marr konfidencialitetin shumë seriozisht! Konfidencialiteti është një pjesë e rëndësishme e Kodit të Etikës së Psikologëve. Duke marre parasyshë se terapija është një rrugëtim privat mes jush dhe psikologes/ut tuaj, është e kuptueshme se duhet të ndiheni rehat të flisni për gjërat personale, juve u nevojitet një vend I sigurtë për të folur pa frikën se ato informata mund të dalin nga “dhoma”.
Në situate të caktuara unë jam e obliguar të ndaj informata pa pëlqimin tuaj, dhe ato situate janë:
·         Nëse ju paraqisni rrezik serioz për veten ose të tjerët,
·         Nëse jeni duke i rrezikuar të tjerët që nuk mund ta mbrojnë vete, p.sh. abuzimi i fëmijëve dhe pleqve,
·         Sic kërkohet/parashihet nga ligji.
Gjatë takimit tonë të parë, ne do të flasim për konfidencialitetin më thellësisht.

Kufijt Terapeutik

Puna e psikologut përcaktohet nga kodet e etikës, ku qëllimi kryesor i këtyre kodeve është mbrojtja e interesave dhe mirëqenjes së klientëve. Për këtë arësye, unë do të mundohem t'i respektoj kufinjët terapeutik duke u përqendruar në trajtim profesional. Kjo dmth ne do të kontakojmë përmes emailit tim zyrtar ose telefonit. Mënyrat tjera (Facebook, instagram, etj) nuk do të përdoren.

bottom of page