top of page

Njohtimi dhe Përshtatshmëria

Para se të fillojmë punën së bashku, duhet të shohim se sa përshtatemi. Po E lexuat mire! E vërteta është se asnjë psikolog nuk mund të punojë me të gjithë njerëzit dhe të ndihmojë me të gjitha problemet që ekzistojnë. Është përgjegjësi e jona (e psikologëve) etike ta cekim kur dicka është jashtë ekspertizës sone dhe t’ju referojmë tek një psikolog/e që do të mund t’u ndihmonte juve më shumë.
Shërimi nuk mund të ndodhë pa besim dhe mirëkuptim. Na nevojitet kohë për t’u shëruar. Për disa, ndarja e vetes me një person tjetër mund të jetë e frikshme dhe na bën të ndjehemi të cënueshëm. Kjo do të thotë se ndërtimi I marrëdhënjes sonë terapeutike do të jetë caku ynë i parë dhe une nuk e ngus këtë process.
Unë jam e besimit se JU jeni eksperti i jetës suaj. Unë do të pres nga ju që të më ndihmoni t’I kuptoj përjetimet e juaja, të ju njoh se kush jeni, dhe cka ju sjellë në terapi. Së bashku do ta gjejmë se cka është problem dhe cka duhet të ndryshojë që ju të ndiheni më mirë. Kur ta kemi arritur këtë marrëveshjë, ne do ta krijojmë një ‘listë dëshirash‘ apo caqesh që ju shpresoni t’i arrini gjatë kohës sonë së bashku.
Përfundimisht, zgjedhja është e juaja ! Sikurse e zgjedhni mjekun, dentistin, etj, njejtë vendosni edhe me psikologen/un.  Për këtë arësye, konsulta e parë (15 minuta) është falas.

Child Psycholgist
bottom of page