Vendimi pёr tё vijuar seanca tё yogёs pёrcillet me dёshirёn pёr tё gjetur personin I cili do tё na mёsojё dhe mbёshtesё gjatё rrugёtimit tonё drejt zbulimit tё nuancave tё ndryshme tё vetes dhe arritjes sё potencialit tonё tё plotё, si dhe transformimit tё brendshёm dhe jashtёm. Instruktori i yogёs ёshtё shumё i rёndёsishёm kur fillojmё tё praktikojmё yoga qё tё na ndihmojё t’i arrijmё, ose, edhe t’I tejkalojmё caqet tona. Njёra prej pyetjeve qё mё parashtrohet shumё shpesh ёshtё, si t’a vlerёsoj se a mё pёrshtatet instruktori apo jo?
Gjatё eksperiencёs sime me yoga, instrukorёt prej tё cilёve kam pёrfituar mё sё shumti kanё qenё ata qё kishin pasion dhe dashuri pёr yogёn. Pёrpos kёsaj, sa i pёrket yogёs, ёshtё me rёndёsi qё instruktori apo mёsuesi tё jetё I dijshёm nё mёnyrё qё klientёt tё ndihen tё sigurtё se ajo/ai do tё dijё t’i udhёzojё pёrgjatё praktikёs sё tyre. Me ngritjen e popullaritetit tё yogёs ёshtё ngritur edhe numri i instruktorёve ku shumica e tyre i kanё qёllimet e mira pёr t’a kaluar tek tё tjerёt atё dije qё atyre u duket shumё domethёnёse. Mirёpo, pёr t’ua mёsuar yogёn tё tjerёve nevojiten vite tё tёra praktike personale, shkathtёsi tejet tё zhvilluara komunikimi dhe kuptimi i faktit se njerёzit mёsojnё nё mёnyra tё ndryshme. Shume instruktorё marrin diploma dhe vazhdojnё t’a zhvillojnё veten, mirёpo fatkeqёsisht jo shumё prej tyre janё nё gjendje t’i udhezojnё tё tjerёt nё mёnyrё tё sigurtё dhe efektive gjatё praktikimit tё yogёs dhe transformimit.
Mёposhtё ёshtё njё udhёzues Ii shkrutёr se cka tё kёrkojmё tek instruktori kur e bёjmё pёrzgjedhjen tonё. Mbani mend se ju jeni ata qё e keni fuqinё t’a zgjedhni instruktorin/en pёr zhvillimin tuaj personal dhe instruktori duhet tё jetё ok me pёrzgjedhjen tuaj.
1) Pasioni
Sic e pёrmenda edhe mё lartё, pasioni ёshtё shumё Ii rёndёsishёm nё yoga. Kur instruktori e don punёn e vet, atёhere pasioni pёr vetё zhvillim dhe dashuri do tё ngjallet edhe tek klientёt. Yoga nuk ёshtё ushtrim trupor, por “mjet” I vetё-zbulimit dhe fuqizimit. Nёse dikush nuk e don punёn e vetё, atёherё as ne nuk do tё pёrfitojmё nga ai person.
2) Siguria
Nёse keni mundёsinё tё vizitoni njё seancё (drop-in session) gjёja e parё qё instruktori duhet te dijё per ju ёshtё gjendja juaj shendetёsore. Instruktori ju pyet pёr lёndime dhe problem tjera shёndetёsore qё mund t’I keni. Kur instruktori e kupton gjendjen tuaj dhe kufizimet e juaja atёherё mund tё ju udhёzojё si t’I modifikoni ushtrimet pёrkitazi. Njё instrucktor I mirё gjithёmonё e vёshtron secilin klient individualisht dhe e njeh trupin e klientit dhe si t’a sfidojё klientin qё tё zhvillohet mё tutje nё mёnyrё tё sigurtё. Por mё e rёndёsishmja, din kur t’a sfidojё klientin dhe kur tё ndalet.
3) Dija
Intruktori duhet tё jetё I dijshёm rreth yogёs. Kur klietnёt fillojnё praktikimin e yogёs pёrveq ndryshimeve fizike, ata do tё pёrjetojnё edhe ndryshime emocionale. Instruktori duhet tё jetё nё gjendje t’I udhёzojё, kur dhe nёse klientёt kёrkojnё udhёzim, gjatё praktikёs. Nёse instruktori vetё nuk I ka kaluar dhe procesuar fazat e ndryshme qё klienti i kalon gjatё praktikёs, atёherё kjo do tё shkaktojё huti dhe dёm tek klienti. Poashtu, instruktori duhet tё jetё komunikues I rrjedheshёm dhe t’i pёrshkruajё lёvizjet e trupit, pozitёn e gjymtyrёve, ndjenjёn nё trup me saktёsi. Nёse nuk ndiheni tё sigurtё dhe kёni ndjenjёn se instruktori nuk po I validon brengat dhe ndjenjat e juaja, ndosha ka ardhur koha tё kёrkoni instruktor tjetёr.
4) Qёllimet e seancёs
Kur instruktorёt e pregadisin njё seancё, zakonisht e kanё njё cak nё mend dhe mundohen qё tё gjitha asanat qё i pёrfshijnё tё cojnё drejt atyre caqeve. Unё zakonisht e zgjedh nje temё pёr javёn dhe, duke I pasur parasysh nivelet dhe nevojat e ndryshme te grupeve dhe tё klientёve tё mi individual, I pregadis seancat nё atё mёnyrё qё tё gjithё tё pёrfitojnё prej tyre. Javёn e kaluar sikur cak kam pasur fuqizimin e klientёve, dhe pёr mua kjo dmth “Sirsasana” (headstand). Kemi filluar me aktivizimin e pjesёs sё sipёrme tё trupit (duart, krahёt, shpatullat, gjoksin, etj) dhe lёvizjet e ndryshme. Kur kemi arritur tek Sirsasana nё fund tё seancёs tё gjithё klientёt, pamvarёsisht nivelit/fuqisё/fleksibilietetit, e kanё provuar dhe (me ndihmёn time) e kanё bёrё kёtё asana.
5) Tё qenit autentik
Instruktorёt duhet tё jenё nё gjendje t’ua komunikojnё klientёve (jo nё detaje) se cka dmth yoga pёr ta dhe c’farё roli ka luajtur yoga nё jetёn dhe zhvillimin e tyre. Pёr mua ёshtё me rёndёsi pёr klientёt e mij t’a kuptojnё se unё nuk jam njё person “hyjnor” dhe I pёrkryer. Bёj gabime, kam sfida nё jetё sikur tё gjithё. Mirёpo dua tё jem shembull pёr ta se pёrkundёr tё gjithave, di t’a menaxhoj reagimin tim ndaj stresit dhe sfidave me tё cilat na ballafaqon jeta dhe mёsoj prej reagimeve tё mija jokonstruktive.
6) Respekti
Nё grupet e mija respekti ёshtё kryesor! Respekti pёr veten, respekti pёr tё tjerёt dhe nga tё tjerёt. Nёse hyni nё seancё dhe nuk ndiheni tё respektuar, ndiheni se instruktori nuk i respekton kufijtё e juaj personal, atёherё ndoshta nuk ёshtё vendi i duhur pёr ju. Ne jemi tё gjithё persona me tё kaluar tё bujshme, ju shkoni nё klasё pёr tё “kuvenduar” me veten.. t’a zhvilloni dhe transformoni veten dhe rrethi ku praktikoni yogёn duhet t’ju mbёshtesё nё kёtё drejtim. Nёse ndiheni se duhet t’a ledhatoni egon e tё tjerёve, ndiheni te stresuar gjatё seancave dhe me faj, dhe nё pёrgjithёsi nuk ndiheni se seancat nuk po ju ndihmojnё nё zhvillimin personal, dёgjoni ndjenjёn tuaj dhe veproni pёrkitazi me vlerat e juaja.
7) Pёrparimi
Kur e fillojmё yogёn duhet tё jemi nё gjendja ta vёrejmё pёrparimin ose ndryshimin nё trupin dhe mendjen tonё. Njё instructor I mirё ju ndihmon t’I theni barrierat e brendshme dhe t’a lironi mendjen dhe trupin tuaj. Nёse e keni ndjenjёn se po rrini nё tё njejtin nivel, bisedoni me instruktorin tuaj rreth kesaj. Nganjhёerё na duhet durim derisa tё arrijmё ku dёshirojmё tё shkojmё, nganjёherё duhet t’ja themi instruktorit se cka dёshirojmё nga praktika jonё dhe c’farё caqesh I kemi. Instruktori duhet tё tregojё mirёkuptim pёr ndjenjat e juaja dhe tё gjejё mёnyra si t’ju motivojё. Unё zakonisht u rekomandoj klientёve tё mij qё t’I vizitojnё edhe studio e instruktorёve tё tjerё. Kur u ekspozoheni stileve the instruktorёve tё tjerё, jeni nё gjendje tё bёni krahasime dhe tё vendosni nё mёnyrё mё tё informuar se ku dёshironi tё shkoni.
8) Kufijte professional
Njё instruktor I yogёs duhet t’I respektojё kufijtё e vetё personal dhe tё klientёve. Cka janё kufijtё personal nё yoga? Klientёt fillojnё yogёn pёr arёsye tё ndryshme: pёr tё humbur peshё, pёr ta menaxhuar stresin, pёr t’u forcuar fizikisht, pёr tё punuar nё fleksibilietet, pёr t’a rimarrё veten pas sёmundjeve tё rёnda ose aksidenteve, pёr tё mёsuar di t’a dёgjojё veten, etj. Instruktori I yogёs duhet t’I marrё parasysh caqet e secilit klient dhe tё mos ua imponojё mendimet e veta dhe t’I takojё klientёt se ku janё dhe t’I pёrcjellё gjatё rrugёs qё vetё klientёt e zgjedhin, e jo ti sforcojё gjatё njё rruge qё instruktori mendon se klientёt duhet tё shkojnё.
Shumё klientё qё fillojnё me yogёn vetёm se kanё probleme me kufijtё personal. Posacёrisht ata qё vuajnё nga stresi ose nga problemet me shendetin mendor/emocional. Ёshtё detyra e instruktorit qё tё na ndihmojё t’a kuptojmё se cka janё kufijtё personal dhe professional dhe si tё fillojmё t’I krijojmё pёr njё jetё me mё pak stress.
Kjo listё nё asnjё mёnyrё nuk ёshtё komplete dhe mund tё shtoni mё shumё gjatё eksperiencёs suaj.
Deri javёn e ardhshme,
Brikena
コメント