Javën e kaluar e shikuam stresin dhe ndikimin e stresit ne shëndetin tonë fizik dhe emocional, si dhe në sjelljen tonë. Stresi është shumë kompleks dhe nuk mundemi t’I përthekojmë të gjitha simptomet e ndryshme të stresit dhe lidhjen e stresit me zhvillimin e sëmundjeve të ndryshmë fizike dhe psikologjike, apo përkeqësimin e simptomeve në sëmundjet ekzistuese. Mirëpo do t’I përmendim disa simptome të përgjithshmë më poshtë që mund t’I përdorni sikur pikënisje.
Simptomet fizike që mund t’I vëreni janë:
· Molisja ose lodhja
· Vështirësi për të fjetur
· Dhembjet e barkut
· Dhembje në krahrorë
· Dhembje në muskuj dhe tendosje
· Kokëdhembje dhe migrena
· Rënja e flokëve
· Iritim I lëkurës
· Problem me tretje të ushqimit
· Mundim
· Djersitje e shtuar
· Dobësim i imunitetit (ftoheni më shpesh dhe ju bjen gripi)
· Dhembje të qafës, të shpinës dhe të kyqeve
· Shtypja e lartë e gjakut (hipertensioni)
· Ulcera , etj
Simptomet emocionale mund të jenë:
· Humbje e motivimit
· Ngirtje e mllefit dhe nervozës
· Ankthi
· Frika
· Padurimi
· Ndjenja e fajit
· Depresioni dhe pikëllimi
· Shqetëisimi
· Ulja e përqendrimit
· Ulja e libidos, etj
Sjelljet që mund të indikojnë në stres janë:
· Të ushqyerit e joshëndetshëm (Ngërnja e tepërt ose mos ngrënja)
· Përdorimi (i tepërt) I alkoholit, duhanit, kafeinës dhe drogave
· Tërhjekja sociale
· Kafshimi I thonjëve
· Harresa.
Nëse I përjetoni këto simptome, ndaluni dhe mendoni nëse këto simptome janë pasojë e stresit në jetën tuaj dhe sim und t’I ulni nivelet e stresit. Gjithmonë konsultoni mjekun familjar sepse stresi I tepërt mund t’a dëmtojnë shëndetin.
Deri herën tjetër,
Brikena
Comments