top of page

Stilet e Yogës



Klientët e ri gjithmonë më pyesin për stilin tim të yogës që e praktikoj. Unë zakonisht huazoj prej shumë stileve, varesisht prej nevojave të grupit dhe klientëve. Shumë shpesh stilit tim, koleget e mi i referohen sikur “Briks Yoga”…

Kur flasim për yogën dhe stilet e ndryshme që secili instructor i praktikon, klientët hutohen dhe kjo mund t’i ndalojë ata nga ndjekja e seancave. Më poshtë është një listë e shkurtë e stileve të ndryshme të yogës që t’a keni një ide të përafërt rreth secilit stil që kur të zgjedhni instruktorin e yogës, ta dini cka të pritni. Megjithëatë, mos e limitoni veten vetem tek një stil dhe provoni stile të ndryshme. Yoga dhe stilet e ndryshme të secilit instructor individual mund t’ju befasojnë për të mirë.


1) Hatha Yoga

Hatha yoga është shumë e popullarizuar nëpër vendet perëndimore dhe për shkak të struktures së seancave dhe pozitave është përshtatshme për fillestarët. Hatha Yoga përbëhet nga lëvizje të buta dhe pozita që na ndihmojnë t’I zgjasim muskujt dhe të relaksohemi. Fokusi është në 3 gjëra: frymëmarrja, meditimi dhe asanat (pozitat). Edhe pse Hatha Yoga preferohet nga fillestarët, ky stil mund të adaptohet për të gjitha nivelet e kondicionit dhe të bëhet më sfidues.


2) Vinyasa Yoga

Vinyasa Yoga është për ata persona të cilëve u pëlqen një rrjedhshmëri nga pozita në pozitë. Ky stil ka një llojllojshmëri pozitash që aq sa janë fluide, mund të jenë edhe të zorshme. Seancat e këtij stili gjithmonë ndryshojnë nga njëra tjetra dhe për shkak se pozitat dhe sekuencat nuk janë të strukturuara, ky stil është i përshtatshëm për ata që dëshirojnë të provojnë intensitete të ndryshme dhe që mërziten nëse seancat dhe pozitat vazhdimisht përsëriten. Vinyasa Yoga është e përshtatshme sikur për fillestarë ashtu edhe për ata që janë më të shkathtë dhe të fortë.


3) Iyengar Yoga

Iyengar Yoga është stili që unë e preferoj më së shumti. Gjatë Iyengar yoga, përdorimi I bllokave, rrypave, karrigeve dhe mjeteve tjera ndihmëse inkurajohet shumë. Fokusi i këtij stili është tek pozicionimi I secilës gjymtyrë në mënyrën ideale. Ky stil është ideal për ata që kanë ndonjë sëmundje kronikë ose ndonjë lëndim. Pozicionimi I saktë I trupit është kyq për t’u shëruar nga sëmundjet e ndryshme ose për t’u liruar nga problemet që vijnë nga sëmundjet kronike. Sepse pozat mund të modifikohen, Iyengar yoga është e përshtatshme për ata të cilëve u pëlqen struktura ose lëndohen lehtë.


4) Bikram (hot) Yoga

Bikram Yoga ndryshe quhet “Hot Yoga” (yoga e nxehtë) ku dhoma nxehet në 38 grade Celsius he lagështija e ajrit është aq e lartë sa që ndihet sikur po bëni yoga në saunë. Kjo e bën ushtrimin edhe më intensiv dhe do të djersiteni shumë gjatë 26 pozave standarde të këtij stili. Edhe pse tingëllon vështirë, ky stil është I përshtatshëm edhe për fillestarët. Mirëpo, së pari duhet t’a vizitoni mjekun për cdo rast.


5) Power Yoga

Vetë emri “Power Yoga” n’a bën me dije që në fillim se me c’farë lloj intensiteti kemi të bëjmë. Power yoga nënkupton se do të nevojitet goxha forcë dhe kondicion. Nëse synoni të humbni peshë, atëherë ky stil është perfekt ku tranzicioni nga poza në pozë do e stimulon sistemin kardiovaskular, forcon muskujt dhe na ndihmon me balansin. Fokusi i power yoga është tek ushtrimet fizike, ndërsa ana spirituale e yogës nuk është e përfshirë sikur në stilet tjera. Mirëpo, ky stil është shume sfidues dhe na ndihmon te djegim shumë kalori.


6) Ashtanga yoga

Ashtanga Yoga (dmth Yoga e tetë gjymtyrëve) është një stil i yogës që unë poashtu e përdor gjatë seancave të mija dhe është tejet intensiv fizikisht dhe kërkon fuqi. Në Ashtanga Yoga, praktikohen asana të paracaktuara të cilat ndihmojnë në shpërndarjen e energjisë në gjithë trupin me anë të bandha-ve dhe duke u përqendruar në pika të posaqme duke e përdorur shikimin ose drishti-n. Ky stil është mjaft intensive the poashtu i përdor të gjitha gjymtyrët e yogës. Ky stil është ideal për ata që kanë eksperiencë paraprake në yoga dhe dëshirojnë të thellohen më shumë në asanat dhe gjymtyrët e tjera të yogës.


7) Viniyoga

Viniyoga është një stil i butë i yogës që, prap, është perfekt për fillestarët e yogës, ata që janë duke u rikuperuar prej lëndimeve dhe për ata që dëshirojnë t’i zgjasin dhe ngrohin muskujt. Për këtë stil nuk ju nevojitet ndonjë shkathtësi e vecantë për pozitat më të avancuara, fokusi është tek frymëmarrja, zgjatjet dhe relaksimi. Lëvizjet dhe rutinat mund të përshtaten për klientët dhe kufizimet e tyre dhe këto seanca zakonisht preferohet të mbahen individualisht me klientin.


8) Kundalini Yoga

Në Kundalini Yoga fokusi është në lirimin e energjisë që mlidhet në pjesën e poshtme të bushtit kurrizor. Kjo energji që është Charka e parë, është edhe qendra e nevojave tona primare. Kundalini yoga na ndihmon të ndihemi më të sigurtë në veten dhe jetën tonë. Gjatë seancave të Kundalini yoga do ta lironi fuqinë e Chakrës “bazë” dhe të forcojmë belin (core). Disa prej pozitave definitivisht janë sfiduese dhe do t’I ndieni në fund të seancës, mirëpo ky stil na ndihmon t’a lirojmë dhe stabilizojmë energjinë dhe t’a lirojmë veten.


9) Prenatal Yoga

Ky stil, siq tregon edhe emir, është i përshtatshëm për gratë shtatëzëna dhe ofron përparësi fizikde dhe mendore gjatë shtatëzanisë. Fokusi është tek frymëmarrja dhe prenatal yoga u ndihmon grave shtatëzëna në shumë aspekte, sikur gjumë më të mirë, lehtësim nga dhembja e shpinës, forcimin dhe zgjatjen e muskujve që përdoren gjatë lindjes, si dhe uljen e stresit.


Deri herën tjetër,

Brikena

42 views0 comments

Recent Posts

See All
bottom of page