Klientët që i shoh qoftë në yoga, psikoterapi ose me problem të ushqyerit, gjithmonë prezantojnë simptome që mund të ndërlidhen me stresin. Shumë shpesh e kam vërejtë se klientët nuk janë të vetëdijshëm për ndikimin e stresit në mirqenjen e tyre mendore, emocionale dhe fizike. Shumë shpesh edhe refuzojnë ta shohin sëmundjen ose problemin e tyre sikur rrjedhojë e stresit dhe insitojnë se është organike përkundër rezultateve të shumta mjekësore që e thonë të kundërtën. Më poshtë do të flas pak për stresin: përkufizimi, faktorët dhe ndikimi i stresit në organizmin tonë.
Stresi është pjesë e jetës sonë të përditshme dhe nuk mund t’i shmangemi tërësisht. Stresi është rezultat i ndryshimeve që ndodhin në jetën tonë, qoftë ato positive ose negative. Pa marrë parasysh se sa mundohemi t’a menaxhojmë jetën tonë në mënyrë efektive, cdo ditë sjellë sfida të reja që na konfrontojnë me situata stresuese. Edhe pse stresi ka pasoja negative, stresi nganjëherë mund të jetë i domosdoshëm dhe është reagimi juaj ndaj situatave të stresueshme në jetë që e përcakton efektin e stresit në jetën tuaj.
Për t’a kuptuar stresin dhe si të përballemi me të, na nevojitet ta dimë se cka është stresi së pari dhe prej nga vjen.
Stresi mund të jetë pasojë e shumë faktorëve në jetën tone, p.sh.:
1) Rrethi ynë na detyron cdo ditë të përshtatemi ndaj faktorëve të ndryshëm sikur: moti, zhurma, trafiku, ndotja e ajrit, alergjitë e shkaktuara nga poleni, etj.
2) Ne gjithëashtu duhet të ballafaqohemi me situatat shoqërore sikur kërkesat për vëmendjen dhe kohën tonë, afatet dhe prioritetet, puna dhe takimet, konfliktet interpersonale, problemet financiare, humbja e të dashurve tanë, divorci, etj.
3) Nje faktor tjetër është ai fiziologjik sikur rritja e shpejtë tek adoleshentët, ndryshimet që i shkakton menopauza tek gratë, mungesa e ushtrimeve, të ushqyerit jo adekuat, mungesa e gjumit, sëmundjet dhe lëndimet, mplakja. Të gjithë këta faktorë e harxhojnë trupin, sikurse edhe reagimet tona ndaj situatave të mjedisit dhe shoqërisë, dhe këto mund të shkaktojnë tendosje në muskuj, dhembje kokë, dhembje barku, ankth dhe depresion.
4) Dhe së fundmi mendimet tona! Truri ynë i interpreton ndryshimet e ndërlikuara në rrethin dhe trupin tonë, dhe e përcakton se kur duhet ta kycim “reagimin e stresit”. Varësisht se si e shihni dhe si e interpretoni eksperiencën tuaj të tanishme dhe si e parashihni të ardhmen tuaj, mund të ju relaksojë ose të ju stresojë. P.sh. nëse personi përballë nesh sillet në mënyrë të vrazhdtë ne mund t’a interpretojmë sikur reagim ndaj nesh (kemi thënë/bërë dicka për t’a mllefosur) dhe kjo mund të na shkaktojë ankth. Mirëpo, nëse e interpretojmë sjelljen e të njejtit person sikur lodhje dhe preokupim me problemet personale, atëherë situata nuk do të na shkaktojë ankth dhe stress shtesë.
Stresi Kronik dhe Sëmundjet
Stresi kronik mund të ndodhë kur streset e jetës vijnë një pas një, p.sh. kur ndodhin ristrikturime të mëdha në punë ose edhe mbyllja e pozitave, divorci i komplikuar, vdekja në familje ose edhe kur ballafaqohemi me dhembje ose sëmundje kronike, si dhe sëmundje vdekje-prurëse sikur kanceri, etj..
Stresi kronik mund edhe të jetë rezultat i akumulimit të streseve tjera më te vogla por prej të cilave nuk kemi mundur të rmiëkëmbemi. Derisa mendja jonë e percepton kërcënimin, trupi ynë është vazhdimisht i aktivizuar. Nëse e kemi të aktivizuar reagimin tonë ndaj stresit vazhdimisht, shansat për të zhvilluar sëmundje të shkaktuara nga stresi ngriten. Këto sëmundje kryesisht fokusohen tek sistemi kardiovaskularë, gastrointestinal ose skeletomuskular. Kokëdhembja, molisja, hipertensioni, migrena, ulcera si dhe barkqitja (diarea) kronike janë disa prej simptomeve. Cka më shumë, dëmet nuk kufizohen vetëm tek sistemet që i përmenda më lartë, të gjitha sistemet e trupit mund të dëmtohen nga stresi.
Tung,
Brikena
Comments