ADHD: Cka është, si ndikon dhe si mund të menaxhohet?

ADHD: Cka është, si ndikon dhe si mund të menaxhohet?

Brikene Bunkaju
·

Oct 28, 2025

ADHD – Çrregullimi i Vëmendjes dhe Hiperaktivitetit – nuk është vetëm një çrregullim i fëmijërisë. Për shumë persona, simptomat vazhdojnë edhe në moshë madhore, madje shpesh bëhen më të dukshme kur sfidat e jetës së përditshme kërkojnë organizim, përqendrim dhe përgjegjësi të lartë.

Në këtë artikull, do të eksplorojmë më thellë çfarë është ADHD tek të rriturit, si mund të ndikojë në jetën e tyre, çfarë ndodh kur mbetet e pa diagnostikuar dhe çfarë mund të bëjmë për ta menaxhuar më mirë.

Llojet e ADHD

ADHD është një çrregullim neurozhvillimor që ndikon në mënyrën si përpunojmë informacionin, përqendrohemi dhe reagojmë ndaj stimujve përreth.

Sipas DSM-V ekzistojnë tri lloje të ADHD-së:

1. Mungesa e vëmendjes (i njohur më parë si ADD)

  • Vështirësi për t'u përqendruar

  • Harresë e detajeve

  • Vështirësi në organizim dhe përfundim të detyrave

2. Hiperaktivitet-impulsivitet

  • Lëvizje e vazhdueshme

  • Flasim pa ndalur apo ndërhyjmë në biseda

  • Marrje vendimesh të nxituara

3. Tipi i kombinuar

  • Një kombinim i simptomave nga të dy llojet e mësipërm

  • Më i zakonshmi tek të rriturit

Si shfaqet ADHD në fëmijëri?

Shpesh në fëmijëri, simptomat e ADHD keqinterpretohen si sjellje të lazdruara ose mungesë përqendrimi. Fëmijët me ADHD mund të jenë më të ndjeshëm ndaj:

  • Vështirësive në shkollë

  • Mosrespektimit të rregullave

  • Shpërqendrimit dhe lodhjes së shpejtë

  • Konflikteve me mësuesit apo shokët e klasës, etj.

Pa mbështetje të duhur, këto sfida mund të ndikojnë në ndërtimin e vetëbesimit dhe në ndjenjën e përkatësisë.

Çfarë ndodh kur ADHD nuk diagnostikohet me kohë?

Shumë të rritur që nuk janë diagnostikuar në fëmijëri, jetojnë me ndjesi të thella vetëkritike dhe frustrimi.

Pasojat e mundshme përfshijnë:

  • Vështirësi në marrëdhënie personale, për shkak të harresës ose shpërqendrimit

  • Sfida në vendin e punës, për shkak të menaxhimit të dobët të kohës ose zvarritjes

  • Ankth dhe depresion, shpesh të shoqëruara me ndjenja dështimi

  • Vetëvlerësim i ulët, për shkak të krahasimeve me të tjerët

Kur nuk kuptohet burimi i këtyre vështirësive, shumë persona e fajësojnë veten dhe nuk kërkojnë ndihmë.

Si mund të menaxhohet ADHD?

Pavarësisht sfidave, lajmi i mirë është se ADHD mund të menaxhohet me mjete shumë efektive.

Disa prej tyre janë:

  • Terapia psikologjike: Ndihmon në ndërtimin e strategjive të reja për përqendrim dhe menaxhim të emocioneve.

  • Trajtimi me medikamente (nën kujdes mjekësor): Mund të ndihmojë në përmirësimin e fokusit dhe zvogëlimin e impulsivitetit.

  • Përdorimi i mjeteve praktike: Lista të detyrave, aplikacione për kujtesë, organizues ditor, ndarje e detyrave në hapa të vegjël.

  • Vetëdija dhe vetëpranimi: Mësimi i teknikave të frymëmarrjes, relaksimit dhe reflektimit personal për të ndihmuar në stabilizimin emocional.

  • Mbështetje nga të tjerët: Bashkimi me grupe mbështetëse ose pjesëmarrja në punëtori ndihmon në ndarjen e përvojave dhe ndërtimin e strategjive të reja.

Përfundim: Dija sjell qetësi

ADHD nuk është një dështim – është një mënyrë tjetër e funksionimit të trurit. Kur e kuptojmë dhe e pranojmë, mund të ndërtojmë një mënyrë jetese që na përshtatet më mirë, pa pasur nevojë të shtiremi se jemi dikush tjetër.

Gjatë punës sime me klientë me ADHD, kam parë nga afër se sa shumë përfitojnë njerëzit nga punëtoritë në grup. Jo vetëm që ata ndihen më të kuptuar dhe më të lirë të jenë vetvetja, por edhe familjarët e tyre përfitojnë duke kuptuar më mirë se si të japin mbështetje të duhur dhe të ndjeshme. Marrëdhëniet përmirësohen – me veten, me të tjerët dhe me punën. Shpesh, pjesëmarrësit ndajnë se këto punëtori kanë qenë një pikë kthese për ta: disa kanë krijuar miqësi mbështetëse, të tjerë kanë mësuar më shumë nga pjesëmarrësit dhe udhëqesja e puntorisë sesa kur janë munduar vetë. Mjedisi i sigurt, i hapur dhe i ndërtuar mbi mirëkuptim ndihmon që njerëzit jo vetëm të mësojnë strategji të reja, por të rikthejnë besimin te vetja dhe te të tjerët.

Na u bashkangjitni në puntorinë tonë

Nëse ky shkrim ju flet, ju ftoj të merrni pjesë një nga punëtoritë e mija mbi ADHD për të mësuar më shumë, për të ndarë përvoja dhe për të gjetur rrugë të reja përmes vetëkuptimit dhe strategjive praktike.

Për informata rreth datave dhe regjistrimit, më kontaktoni.