
Rreth Seancave
Unë ofroj terapi online dhe në zyren time në Prishtinë.
Si fillon procesi?
Pas shprehjes së intersimit tuaj të punoni me mua përmes plotësimit të formularit të kontaktit:
Konsultë njohtuese falas (15 min)
Nëse përshtatemi dhe vendosim të punojmë së bashku, e caktojmë "Intake" në lidhje me përpilimin e planit të trajtimit (60 min+30-40 min)
Pasi e shikojmë planin së bashku dhe pajtohemi me caqet dhe procesin, atehere fillojme me vetë punen
Përshtatshmërija
Para se të fillojmë punën së bashku, duhet të shohim sa përputhemi.
Jo çdo psikolog mund të ndihmojë këdo — dhe kjo është në rregull. Është përgjegjësi jonë profesionale të tregojmë kur diçka është jashtë fushës sonë dhe t’ju drejtojmë te dikush që mund t’ju ndihmojë më mirë.
Shërimi kërkon kohë, besim dhe mirëkuptim. Ndërtimi i marrëdhënies sonë do të jetë hapi i parë. Unë nuk e ngushtoj këtë proces.
Besoj se ju jeni eksperti i jetës suaj. Unë jam këtu t’ju dëgjoj, t’ju kuptoj dhe së bashku të zbulojmë çka ju shqetëson dhe çka mund të ndryshojmë që të ndiheni më mirë. Pastaj do të krijojmë një listë të qëllimeve që doni t’i arrini në terapi.
Në fund, zgjedhja është e juaja. Konsulta e parë (15 minuta) është falas, që të shihni nëse jemi një përputhje e mirë.

