Shërbimet që i ofroj
Gjatë seancës, do të fokusohemi në forcimin e pikave që kërkojnë përmirësim, duke përdorur teknika për menaxhimin e mendimeve dhe
TERAPIA INDIVIDUALE (online dhe në ordinancë)
Gjatë kohës sonë së bashku, vëmendja do të jetë mbi ty dhe në identifikimin e pikave tua që ti ndjen se të nevojitet t'i përforcosh. Ti mund të mësosh se si t’i menaxhosh mendimet e padobishme dhe të krijosh mënyra të reja të shëndosha të të menduarit që të përkojnë me atë se kush je duke u bërë. Do të udhëzoj dhe mbështes se si të punosh me ndjenjën e fajit, turpit dhe si t'i menaxhosh ndjenjat e lidhura me to, si dhe teknika të dobishme të vetë-rregullimit të emocioneve dhe ndjenjave derisa punojmë në caqet e tua të terapisë. Koha jonë është e dizajnuar në atë mënyrë që do ta mundësojë ty të hulumtosh, zbulosh, mësosh dhe rritesh gjatë këtij rrugëtimi personal.
ADHD COACHING
Unë ofroj coaching të specializuar për ADHD për t’i kthyer sfidat e përditshme në strategji të dobishme dhe për t’i ndihmuar klientët e mi të ecin përpara me më shumë vetëbesim, qartësi dhe strukturë. ADHD nuk është mungesë përpjekjeje — është një mënyrë tjetër e të përjetuarit të botës.
PUNËTORI & TRAJNIME
Punëtori për ADHD, vetë-dhembshuri dhe neurodiversitet.
MBËSHTETJE PËR PRINDËRIT
Rrugëtim më i lehtë me fëmijët
