top of page

7 Gjёra qё na Mёson Yoga pёr Veten


Gjatё pёrvojёs sime me klientёt qё fillojnё me yoga, kam vёrejtur se fillimisht fokusi ёshtё nё ndryshimin fizik. Dmth e fillojnё yogёn se dёshirojnё tё humbin peshё, tё bёhen mё fleksibil ose t’a formёsojnё trupin e tyre, etj. Mirёpo cdo herё pa pёrjashtim, nёse klienti I ndjekё seancat rregullisht, ndodhё njё transformim i brendshёm qё i ndihmon klientit t’a kthejё fikusin pёr brenda dhe pёrmiresimi i gjendjes sё tyre emocionale e shpirtёrore fillon tё jetё primar. Kёtё proces e kam pёrjetuar edhe vete, dhe vazhdoj ta kaloj cdo ditё gjatё praktikёs sime personale.

Kёto janё disa prej mёsimeve qё i kam mёsuar dhe vazhdoj t’i rimёsoj:


1) Si tё lirohemi prej gjёrave qё na rёndojnё


Nuk mundemi t’a kontrollojmё as rrethin e as jetёn, dhe nё yoga e shohim kёtё tё manifestohet mё sё shumti. Sa herё qё zgjatemi ose e mbajmё njё pozitё mё gjatё, ekziston njё limit se cka mundemi tё kontrollojmё e cka jo. Vetёm pse mendja jonё dёshiron qё tё pёrkulemi me shumё, t’i prekim thembrat nё tokё p.sh. nё “downward facing dog”, nuk do tё thotё se trupi mund t’a bёjё kёtё. Nё yoga mёsohemi qё t’i pranojmё kёto limite tё trupit tonё dhe t’a respektojmё atё pa e sforcuar. Pёr tani…


2) Forca jonё dhe fleksibiliteti mund tё na befasojnё


Shumё shpesh kam klientё qё e nёnvlerёsojnё fuqine dhe fleksibilitetin e tyre. Mitet se njerёzit e hollё janё mё fleksibil dhe mё tё fortё se ata me peshё mё tё rёndё janё shumё prevalent. Nё eksperiencёn timё, kam pasur klientё tё hollё qё nuk munden tё pёrkulen as ti prekin gjunjtё, dhe klientё me mbipeshё qё pa u munduar, mund tё bёjnё pozita qё unё mundohem t’Iibёj qe 7 vite.

Nё momentin qё klientёt e shohin trupin e tyre pёr atё qё ёshtё pa e gjykuar nga jashtё, kufijtё e aftёsive tё tyre fillojnё tё shemben dhe fillojnё ta shohin dhe njohin trupin e tyre pёr cfarё ёshtё, dhe mos t’a limitojnё.


3) Relaksimi kёrkon punё


Nё fund tё seancave gjithmonё relaksohemi ose praktikojmё Savasana. Kur e them kёtё fjalё magjike, tё gjithё marrin frymё mё lirё dhe shtrihen me gjithё qejf. Mirёpo, sa do qё na tingёllon e pabesueshme, shumё shpesh ka prej atyre klientёve qё nuk dinё tё relaksohen. Kjo ndodhё se shumё shpesh e ngatёrrojmё aftёsinё pёr tu relaksuar me pёrtaci dhe dobёsi. Por ata prej nesh, tё cilёt mundohemi tё shmangemi nga mendimet e jetёs sё pёrditshme nё Savasana, e dimё se sa vёsthirё ёshtё tё relaksohemi. Sikur me tё gjitha pozitat tjera, tё mёsojmё si tё relaksohemi deri nё atё nivel qё trupi dhe mendja jonё tё pёrfitojnё, kёrkon kohё dhe punё.


4) Mёsojmё si t’a dёgjojmё trupin tonё


Kur fillojmё me yoga, nuk jemi tё vёmendshёm ndaj limiteve tё trupit tonё dhe i shtyejmё ata kufij sa qё nganjёherё i ndjejmё zgjatjet dhe ushtrimet me javё tё tёra. Sforcimi I trupit nё zgjatje dhe pozita pёr tё cilat ende nuk jemi tё pregaditur mund tё na shkaktojё lёndime qё na dёmtojnё mё shumё sesa qё na bёjnё mirё. Gjatё yogёs mёsojmё si ta dёgjojmё trupin dhe si t’I respektojmё kufijtё e tij.


5) Si ta trajtojmё veten mё mirё


Gjatё ditёs (jetёs) mundohemi tё kujdesemi pёr tё tjerёt dhe t’I trajtojmё sa mё mirё. I marrim parasysh ndjenjat e tyre, i mbёshtesim, i inkurajojmё, i kuptojmё… Por fatkeqёsisht, shumё shpesh nuk e bёjmё tё njejtёn pёr vete. Nuk marrim kohё ta njohim veten, nuk kujdesemi pёr ndjenjat tona… shumё shpesh nuk e dimё as cka ndjejmё. Nuk i pёrmbushim nevojat tona emocionale e fizike sepse fokusi ёshtё tek tё tjerёt. E qesim veten poshtё me vetё-kritika dhe mendime negative.

Nё fillim ёshtё vёshtirё tё ulesh nё dyshek edhe tё jesh present me veten. Ёshtё vёshtirё se nuk nuk e din kush je as cka ndien, nuk e din si te komunikosh me veten. Me kalimin e kohёs sa mё shumё tё fokusohemi tek vetja dhe t’a njohim veten, mё lehtё e kemi tё kujdesemi pёr veten dhe ta dojmё veten aq sa, ose mё tepёr, se tё tjerёt.


6) Nuk ka vend pёr pёrkryeshmёri nё yoga


Nё yoga nuk ka mёnyrё perfekte se si t’i mbajmё pozitat. Secili e kemi trupin ndryshe dhe si e ekzekuton trupi im njё pozitё, ёshtё ndryshe pёr trupin e dikujt tjeter (dhe e kundёrta). Secili instruktor i yogёs e sheh ndryshe pozicionimin e trupit nё secilёn asana. Nuk ka standard tё pёrkryer sa i pёrket yogёs. Perfekt ёshtё ai moment, nё atё studio nё atё gjendje emocionale dhe fizike nё tё cilёn gjendemi.


7) Tё gjithё I kemi kufijtё tanё


Njё instruktor I mirё I yogёs gjithёmonё na sfidon. Mirёpo, ekzistojnё edhe disa kufij qё nuk jemi tё gatshёm t’I kalojmё.. ende.. Edhe kjo ёshtё nё rregull, ta lejojmё t’i respektojmё kёta kufij pa ndjenjёn e fajit, kriticizmit dhe vetё-qortimit. Nё kёtё mёnyrё, tё respektueshme, e motivojmё veten nё mёnyrё pozitive tё pёrmirёsohemi dhe tё zhvillohemi mё tutje.



4 views0 comments

Recent Posts

See All
bottom of page