top of page

Menaxhimi i Stresit

Menaxhimi I stresit është shumë I rëndësishëm për shëndetin tonë fizik, psiqik dhe emocional. Caku ynë është t’a arrijmë një baraspeshë në jetën tonë ku do të kemi kohë për punën, lidhjet tona me të tjerët, dëfrim dhe do të mundemi t’I bëjmë ballë presionit dhe sfidave. Megjithëatë, menaxhimi i stresit është dicka personale, dmth, mënyrat dhe teknikat që mund të përdoren për mneaxhim të stresit ndryshojnë prej një personit tek tjetri. Për këtë arësye është me rëndësi të eksperimentojmë dhe të zbulojmë se cka na përshtatet neve personalisht.



Si t’a menaxhojmë stresin?


1) Identifikimi I situatave



Hapi i parë kur flasim për menaxhimin e stresit është identifikimi i burimit të stresit. Të gjithë mendojmë se e dimë se cka po na streson, mirëpo shumë shpesh mundemi t’i anashkalojmë disa gjëra që ne na duken të parëndesishmë të cilat kontribojnë shumë në akumulimin e stresit. Situatat stresuese të dallueshme sikur: ndëërrimi I punës apo papunësia, përkujdesi për personat tjerë, divorci, etj janë lehtë për t’I identifikuar. Mirëpo, shumë shpesh nuk jemi të vetëdijshëm se si mendimet, ndjenjat dhe sjelljet tona kontribojnë në nivelet e stresit cdo ditë të jetës sonë. P.sh. kur stresohemi për shkak të afateve që duhet t’u përmbahemi (në punë, shkollë, jetë, etj.) ndoshta fakti se e zvarrisni kohën kontribon më


shumë në nivelet e stresit tuaj, sesa vetë puna që nevojitet për t’a përfunduar detyrën brenda afatit.

Kur domë t’a identifikojmë se cka na streson, vështroni shprehitë dhe qëndrimin tuaj, si dhe arsyetimet që i keni. Derisa ju nuk e pranoni përgjegjësinë për rolin që ju e luani në krijimin dhe vazhdimin e stresit në jetën tuaj, menaxhimi i stresit tuaj nuk do të jetë nën kontrollin tuaj.


2) Si e menaxhoni stresin tani



Para se të ndryshoni dicka në rutinën tuaj, mendoni se c’farë strategji menaxhimi të stresit përdorni, strategji të shëndetshme apo të pashëndetshme. Disa prej mënyrave të pashëndetshme janë: pirja e duhanit, përdorimi i alkoholit dhe tabletave, izolimi nga të tjerët, ngrënja e pakontrollueshme, etj. Pasi ta keni të qartë se si ndikon stresi në sjelljen tuaj, atëherë mund të filloni t’a ndryshoni mënyrën se si merreni me stresin në mënyrë më të shëndetshme.


3) Mësoni të thoni “Jo”

Një prej gjërave që na shkakton më së shumit stres është fakti që e ke


mi shumë vështirë të themi JO. Sikur në jetën profesionale ashtu edhe në atë personale, shikoni se ku mund të mos mbingarkoheni me obligime për shkak se nuk mund t’i refuzoni të tjerët. Largohuni nga personat që ju stresojnë sa më shumë që të është e mundur dhe mundohuni t’a kontrolloni stresin e jashtëm, p.sh. nëse lajmet ju shkaktojnë ankth dhe stres, mos lexoni gazeta dhe ndërroni programin.


4) Aktiviteti fizik

Kur përballemi me situata që na stresojnë, lëvizni. Përmes aktiviteteve fizike lirojmë endorfine dhe ndihemi më mirë me veten dhe trupin tonë. Ecja, yoga, vrapimi, pilates, gym, ngjitja në bjeshkë, etj., janë aktivitete ideale për menaxhimin e stresit. Jo vetëm se do të ndihemi mirë fizikisht, por edhe emocionalisht edhe psiqikisht do të ndihemi më mirë.



5) Kontakti me të tjerët dhe relaksimi

Afërsia me të tjerët që na japin ndjenjën e sigurise dhe mirëkuptimit, ndikon shumë në gjendjen tonë emocionale dhe psiqike. Edhe pse të tjerët nuk do të jenë në gjendje të na e heqin stresin, fakti se do të mund të flasim me dikë që na mbështetë dhe I besojmë mund të na ndihmjë dukshëm në menaxhimin e stresit.

Relaksimi dhe dëfrimi gjithëashtu janë kyq kur flasim për menaxhimin e stresit. Nëse e kombinojmë me takimin me personat tjerë, do të na ndihmojë me lirimin e stresit dhe ngritjen e reziliencës sonë. Mundonu të bëni diqka që ju bën të ndiheni mirë cdo ditë dhe lejoni kohë për vete për të pushuar dhe t’u relaksuar.


Kjo listë në asnjë mënyrë nuk imbulon të gjitha strategjitë që mund t’I përdorim për menaxhim të stresit, mirëpo është një pikënisje në rrugëtimin tuaj.


Deri herën tjetër,


Brikena


22 views0 comments

Recent Posts

See All
bottom of page