top of page

Si t’a Mbrojmë Energjinë tonëNjë pyetje që më parashtrohet shumë shpesh është: “Si t’a mbroj energj



Një pyetje që më parashtrohet shumë shpesh është: “Si t’a mbroj energjinë time nga ata persona që më dërmojnë kur jam afër tyre?” ose “Sa herë jam afër disa personave më bije disponimi/më dhemb koka, etc..”..


Lirija emocionale, do të thot të mësosh të jesh i përqendruar edhe gjatë kohës kur jemi të rrethuar nga situata emocionalisht të stresueshme. Përderisa ndjenjat e frikës, zemërimit, frustrimit, etj konsiderohen të jenë “energji”, dhe nëse jemi të ndieshëm ndaj ndjenjave të forta mund t’i absorbojmë këto ndjenja nga të tjerët pa e vërejtur. Cka më shumë, ankthi, depresioni ose stresi kronik mund t’ju bëjë sikur një sfungjer emocional, pasiqë ndjenjat e tilla na i dobësojnë mekanizmat mbrojtës. Si pasojë ne fillojmë të bashkëndjejmë me të tjerët, posacërisht kur kemi të bëjmë me cështjet të cilat ne vetë jemi duke i procesuar ose nuk i kemi proesuar ende. P.sh. nëse na tregon dikush se kanë probleme në punë me kolegë/shef etj., ndoshta ne vetë kemi probleme të ngjajshme dhe biseda na ulë energjinë sepse na përkujton situatën tonë. Dmth, kur ndihemi të lodhur dhe të ngarkuar emocionalisht, cka ndieni mund të jetë dicka e juaja, dicka që e pranoni prej dikujt tjetër, ose kombinim i të gjithave. Në këtë artikull do të mundohemi të vetëdijësohemi si t’a bëjmë dallimin dhe në mënyrë strategjike t’i forcojmë ndjenjat positive që të mos rëndohemi nga negativiteti që nuk na përket neve.

Gjatë punës sime sikur psikologe ose edhe instruktore e jogës, më është dashur të mësoj t’i përforcoj mekanizmat mbrojtës kur punoj më klientë. Sikur psikologë, një prej gjërave që e kemi tejet të theksuar është empatija, dhe nëse nuk mësojmë t’a menaxhojmë kjo mund të na shkatërrojë. Gjatë studimeve dhe trajnimit profesional, vetë-kujdesin dhe vetë-monitorimin e kemi pasur primar. Si t’a monitorojmë veten që të mos i absorbojmë ndjenjat negative të klientëve dhe si t’u ndihmojmë t’I procesojnë klientët këto ndjenja pa pasoja negative. Kur psikologu nuk i ka mburojat emocionale në vend dhe gjatë ekspozimit të shpeshtë ndaj ndjenjave negative të klientëve, përjeton “empathy fatigue” (kur jemi të mpirë emocionalisht). Në rastin tim, përvec lodhjes psikologjike e kam përjetuar edhe sikur dhembje fizike. Nga kjo eksperiencë i kam mësuar disa gjëra që i praktikoj cdo ditë sikur me familje, shoqëri, poashtu edhe në punë që të jem më e përqendruar emocionalisht dhe të kem një jetë kualitative.


1. Hapi I pare është vetëdijësimi. Kur i përjetojmë ndjenjat negative sikur; frikën, mllefii, frustrimin, etj. duhet t’a kuptojmë se të kujt janë këto ndjenja. A janë ndjenjat tona apo i kemi absorbuar prej dikujt tjetër? Nëse janë tonat, atëherë butësisht merremi me to vetë ose me ndihmën e profesionistit (terapistit ose psikologut). Nëse këto ndjenja nuk janë tonat, atëhere mundohemi t’a gjejmë burimin prej nga I kemi pranuar. p.sh. ndoshta keni kaluar kohë në prani të personave që janë me energji të ulët, dhe si pasojë edhe ju filloni të ndiheni sikur ata.


2. Kur jemi të vetëdijshëm se cka po na huton, atehëherë mundohuni të largoheni nga situatat që ju dërmojnë. Nëse jeni në vend public dhe jeni afër dikujt që e keni ndjenjën se po ju lodhë, largohuni disa metra dhe vëreni dallimin në disponimin tuaj. Nuk është gjithmonë lehtë të largohemi prej situatave dhe personave që na shkaktojnë ankth, mirëpo derisa të jeni në gjendje t’I përballoni ndjenjat që ata persona I rrezatojnë, mbani distancën tuaj.


3. Merrni disa minuta për vete dhe fokusohuni në frymëmarrjen tuaj. Kur merrni ajr ndjeni veten duke u qetësuar, dhe kur e lironi ajrin nxirrni edhe negativitetin jashtë trupit tuaj. Kjo na ndihmon të përqëndrohemi dhe të pastrohemi prej ndjenjave të rënda. Poashtu vizualizoni një mburojë rreth vetes. Shihni trupin tuaj të mveshur me një dritë të verdhë (ose c’farëdo ngjyre që ju përshtatet juve) që i filtron ndjenjat e të tjerëve edhe ju mbron ju nga negativiteti I të tjerëve.


4. Dhe së fundmi, rrethoni veten me njerëz pozitiv dhe me situata që ju stimulojnë. Gjeni një person që zakonisht e sheh anën e mirë tek të tjerët. Kaloni kohë me njerëz që zakonisht e shohin anën e mirë të gjërave; njerëz që janë të mbushur me shpresë. Shpresa është “ngjitëse” dhe na e ngritë disponimin. Dëgjoni muzikë dhe shikoni piktura ose fotografi që ju relaksojnë. Dilni në natyrë dhe kaloni kohë vetëm duke bërë diqka që ju jep kënaqësi.

Jeta është plot situate ku duhet të zgjedhim. Zgjidhni veten dhe mirëqenjen tuaj, se vetëm ashtu mundeni të jeni aty për të tjerët.


Deri herën e ardhshme,


Brikena




2 views0 comments

Recent Posts

See All
bottom of page